E fundit!!! Skuadra rrezikon rënien nga Premier League, Tottenham shkarkon trajnerin Thomas Frank

Tottenham ka shkarkuar sot paradite trajnerin Thomas Frank pas më pak se tetë muajsh në krye të detyrës. Shkarkimi i Frank vjen pasi tifozët e Spurs e fishkëllyen dhe kërkuan shkarkimin e tij pas humbjes 2-1 të së martës ndaj Newcastle në shtëpi.

Tottenham renditen në vendin e 16-të në tabelën e Premier League, pesë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria dhe kanë fituar vetëm dy herë në 17 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat.

The post E fundit!!! Skuadra rrezikon rënien nga Premier League, Tottenham shkarkon trajnerin Thomas Frank appeared first on Telesport.