Pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të Sylvinho për ta grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, Anis Mehmeti po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë. 25-vjeçari shqiptar i cili mund të luajë si sulmues i mirëfilltë, mesfushor sulmues që është pozicion i tij i preferuar, por edhe sulmues anësor, ka shënuar 9 gola me Bristol City këtë sezon si dhe ka dhënë 6 asiste.
Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re nga klube të ndryshme. Së fundmi, për Mehmetin ka interes konrket nga Wolves, ekip që renditet i fundit në Premier League dhe e ka të sigurt rënien në Championship në fund të sezonit.
Sipas burimeve të ndryshme nga Anglia, Mehmeti është në dilemë që të largohet nga Bristol City gjatë merkatos së janarit, apo të bëjë hapin e madh në karrierë në verë.
The post E FUNDIT: Anis Mehmeti gati të bëjë hapin e madh në karrierë, shqiptari në radarin e klubit të PL appeared first on Telesport.










