E fitoi betejën ndaj ‘punëkryesit’ të VV-së në RTK: Foniqi-Kabashi shpjegon pse u degradua në pozitë

Blerim Haxhiaj, U.D Kryeredaktor në RTK, i njohur për intervistën ledhatuese ndaj Albin Kurtit, dhe për marrje fondesh nga pushteti në OJQ të lidhura personalisht me të, kishte degraduar në pozitë gazetaren Blerta Foniqi-Kabashi. Krejt kjo si rrjedhojë që Foniqi-Kabashi nuk ia kishte bërë të lehtë një intervistë ish-deputetes së VV-së, Fitore Pacollit. Foniqi-Kabashi pati këmbëngulur në pyetjet që Pacolli, ndonëse Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, kishte pasur familjarë të cilëve u ishin miratuar projekte bujqësore 100 mijë euroshe nga Ministria e Bujqësisë. Këto kishin kaluar në rishikim vetëm pas debatit të madh publik që një konflikt kaq i madh interesi ishte shpalosur para të gjithëve. Kjo qe edhe arsyeja reale, por me tjetër pretekst, ku nisi degradimi i saj. Ajo në një intervisët për “Vox Kosova” ka shpjeguar ngjarjen, pasi Inspektorati i Punës i dha të drejtë asaj, dhe kërkoi nga RTK që të rikthejë në pozitën që kishte mbajtur.

“Inspektorati ka konstatuar se RTK-ja ka bërë shkelje procedurale dhe ligjore. Dhe, për më tepër, ka ardhur në përfundim, ashtu qysh edhe ne e kemi ditur, se Blerim Haxhiaj, është U.D Kryeredaktor i Paligjshëm sepse i ka përfunduar mandati para 3-4 muaj si U.D. Dhe, ai aktualisht është (ende) duke e shfrytëzuar zyrën e U.D Kryeredaktorit në mënyrë të paligjshme.

Krejt ajo çka ka ndodhur me mua pas një interviste të famshme (me Fitore Pacollin) ka qenë një lloj përndjekje nga menaxhmenti, unë besoj me direktiva të partisë në pushtet.

Nuk pretendoj që RTK-ja duke lulëzuar para se të vinte Blerim Haxhiaj si U.D Kryeredaktor, por fatkeqësisht konsideroj se ai njeri i ka shkel të gjitha standardet profesionale prej momentit kur e ka marrë detyrën. Dhe, unë beosj që për t’i shkel ato standarde ai ka ardh të aty, me mision të caktuar”, tha ajo.