E enjte e vranët, temperaturat bien në -2°C

 

Dita e enjte pritet të karakterizohet me mot të vranët, dhe  me intervale me diell.

Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, derisa ato maksimalet do të luhaten nga 7 deri në 10 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.