Ish-ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila është e dyshuar në skandalin e vjedhjes së rezervave shtetërore është parë duke bërë fushatë në Prishtinë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çekon.
Në videon e publikuar nga Albulena Haxhiu, dy figurat e Vetëvendosjes shihen duke bashkëbiseduar me qytetarë dhe duke kërkuar mbështetje për kandidatin e partisë në Prishtinë.
Pamjet shfaqin teksa të dyja vizitojnë disa biznese lokale në prag të balotazhit të 9 nëntorit.
Hajdari ishte intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për dallaveret me rezervën shtetërore.
Ky skandal erdhi pas raportimeve, se një sasi e madhe e vajit, miellit e sheqerit për rezervën shtetërore, nuk erdhi fare në Kosovë.



															






