E duan gjigantët e kontinentit, Upamecano: S’kam shumë për të thënë, po negocioj rinovimin me Bayernin

Qendërmbrojtësi francez, i cili ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2026, ka qenë objektiv i shumë klubeve të mëdha këtë verë, përfshirë Interin. Pas fitores 3-1 ndaj Chelsea në Champions, Upamecano u shpreh për “Bild”:

“Ndjehem mirë këtu, jam i lumtur të punoj me një trajner të shkëlqyer (Kompany) dhe lojtarë të mirë. Agjenti im po bisedon me drejtuesit e Bayernit. Bisedimet janë në vazhdim, nuk ka më shumë për të thënë. Do të shohim çfarë mund të ndodhë”.

27-vjeçari ka 157 ndeshje dhe 5 gola me Bayernin, 154 ndeshje me Leipzig, 23 me Salzburg dhe 16 me Liefering. Me Francën ka luajtur 32 herë, duke shënuar 2 gola. Ka fituar Europianin U-17, “Nations League”, 3 Bundesliga, 3 Superkupa të Gjermanisë, 2 kampionate dhe 2 kupa austriake.

The post E duan gjigantët e kontinentit, Upamecano: S’kam shumë për të thënë, po negocioj rinovimin me Bayernin appeared first on Telesport.