E ardhmja e Dayot Upamecano ka marrë një kthesë të re së fundmi. Mbrojtësit francez i skadon kontrata me Bayern në fund të këtij viti dhe ai “kërcënon” me largim falas, duke qenë se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin.
Ditën e sotme, gazetari i “Bild”, Christian Falk, raporton se ka një zhvillim të ri në bisedimet e fundit mes Upamecano dhe Bayern. Mes palëve është arritur një marrëveshje në parim dhe shumë shpejt pritet të vijë rinovimi.
Kushti i vendosur nga Upamecano ka qenë se ai donte të njëjtën rrogë me të cilin rinovoi vjet Alphonso Davies, 17 milionë euro në sezon dhe mesa duket kjo gjë është pranuar nga drejtuesit e klubit bavarez.
Për Upamecano ka patur një interesim të madh këto kohë nga klubet e mëdha si Barcelona, Real Madrid dhe Liverpool, por për momentin francezi duket shumë afër rinovimit me Bayern dhe kjo mund të quhet fare mirë si një “goditje” në merkato nga bavarezët.
The post E duan Barcelona, Real dhe Liverpool. Bayern bën “goditjen” e parë për sezonin e ardhshëm appeared first on Telesport.










