“E dua Kroacinë”, Bebe Rexha rikthehet në Ballkan për pushimet verore – publikon imazhe me bikini nga Spliti

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka zgjedhur këtë verë të kalojë pushimet në Ballkan, duke u kthyer më afër rrënjëve të saj.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi ku shihet duke shijuar ditët e nxehta verore në brigjet e Kroacisë, më saktë në qytetin e bukur të Splitit.

Në këto imazhe, Bebe Rexha shfaqet në shoqërinë e familjarëve dhe pjesëtarëve të stafit të menaxhmentit të saj, duke përjetuar momente relaksi dhe argëtimi larg skenave të koncerteve dhe xhirimeve.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fotografitë me bikini nuk munguan, teksa artistja e njohur për hitin “I’m A Mess” nuk heziton të tregojë linjat e saj trupore, duke shfaqur besimin dhe stilin e saj unik.

Ky vizitë në Ballkan nuk është vetëm një rast për pushim, por edhe një mënyrë për të qenë më pranë vendit të origjinës së saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha vjen nga një familje shqiptare nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo periudhë pushimi duket se i jep mundësinë të rilidhet me rrënjët e saj kulturore dhe familjare.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fansat e këngëtares kanë shprehur entuziazëm dhe mbështetje për zgjedhjen e saj, ndërsa Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur dhe të pëlqyer në industrinë muzikore ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram