E do United, Bayern dhe City futen në garë për yllin e ri të Premier League

Një numër skuadrash, përfshirë Manchester City dhe Bayern Munich, kanë hyrë në garë për të nënshkruar yllin e Nottingham Forest, Elliot Anderson.

Manchester City ka bërë kontakte në lidhje me një marrëveshje për mesfushorin e Forest dhe Anglisë, Elliot Anderson, i cili është një lojtar i kërkuar këtë janar pas paraqitjeve mbresëlënëse në Premier League.

Sipas një raporti nga Fichajes, Bayern është gjithashtu i interesuar për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, pasi ata kërkojnë të përforcojnë mesfushën e tyre verën e ardhshme.

Manchester United është lidhur me mesfushorin që nga merkato e verës dhe tani do të përballet me konkurrencë të fortë për yllin e Forest, i cili ka disa zgjedhje në dispozicion për momentin.

Anderson mund të kushtojë mbi 80 milionë £ pasi United informoi përfaqësuesit e tij për planet e tyre për të bërë një lëvizje për të.

Forest siguroi shërbimet e tij për vetëm 41 milionë £ nga Newcastle United dhe duket do të dyfishojë fitimin në fund të sezonit kur Elliott thuhet se do të lejohet të largohet.

Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2029, duke i dhënë Forestit mundësinë për të ndërmjetësuar një marrëveshje të madhe, ndërsa Bayern, City dhe United përgatiten të nxitojnë për ta marrë gjatë nerkatos së janarit ose në fund të sezonit, gjë që duket si skenari i mundshëm.

The post E do United, Bayern dhe City futen në garë për yllin e ri të Premier League appeared first on Telesport.