Përgjigjen është përpjekur ta japë shkenca, prandaj shkencëtarët zviceranë me hulumtime laboratorike kanë konstatuar se shkaktarët për vrimat janë grimcat e vogla të barit të thatë, përcjellë albinfo
Instituti Bujqësor i Qeverisë zvicerane “Agroscope” thekson që grimcat e vogla mikroskopike bien në bidonë të grumbullimit të qumështit” dhe shkaktojnë krijimin e shumë vrimave gjatë kohës së formimit të djathit, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët deri te ky konstatim kanë ardhur duke shtuar grimcat e sanës në qumësht dhe në mënyrë laboratorike kanë ndjekur formimin e djathit.
Procesi përfshin vetëm disa lloje djathërash zviceranë, si p.sh. të djathit emmental dhe atij appenzell.
Nga “Agroscope” theksojnë edhe atë që shpjegon përse në 15 vjetët e fundit vrimat në djathërat zviceranë janë gjithnjë e më të pakta.
Procesi i mjeljes dhe i grumbullimit të qumështit gjithnjë e më shumë është i automatizuar, gjithnjë e më shumë është “më i pastër” dhe më modern, andaj edhe më pak grimca sane në të.
Teoria që vrimat në djathëra i shkaktojnë bakteret me lirimin e dyoksid karbonit është përkrahur që nga viti 1917 kur atë zbulim e ka publikuar shkencëtari amerikan William Clark.
Industria e qumështit vrimat e djathërave i quan “sy”. Djathi pa vrima është i njohur si djathë “i verbër”.
Edhe një kuriozitet që ka të bëjë me këtë djathë është që ai është gjendur në listën e produkteve të cilat ngrenë humorin.
Arsyetimi i kësaj është që përmban nivele të larta të vitaminës B12 dhe është burim i shkëlqyeshëm i zinkut, për të cilin shkencëtarët konsiderojnë gjithashtu që ndihmon në përmirësimin e humorit.