“E dija që do të rikthehesha te Milan, po fillojmë nga e para me dëshirë dhe ambicie”

Alexis Saelemaekers, pas një viti i huazuar te Roma, është rikthyer te Milan. Lojtari, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” shprehet se nuk ka pushuar kurrë së menduari për kuqezinjtë. Ai ka mbështetjen e trajnerit Allegri, që i ka kërkuar klubit ta mbajnë lojtarin.

Jam i lumtur që u riktheva. Në Bolonjë dhe Romë, si profesionist dhashë gjithçka. Megjithatë, në një pjesë të mendjes sime shpresa për t’u kthyer te Milan ka qenë gjithmonë aty. Kam mbetur i lidhur me këtë klub, tifozët e tij dhe atmosferën”, tha Saelemaekers.

Jam rritur shumë dy sezonet e fundit. Arrita te Milan në moshën 19 vjeç dhe ishte përvoja ime e parë larg Belgjikës. Anderlecht është një klub historik, por Milan është Milan. Do të thoja se ishte një hap i madh dhe të mësohesha me të ishte mjaft e vështirë në fillim”, thotë belgu.

Më tej, Saelemaekers tha: “Tani që u riktheva do të përpiqem të jem sërish në nivelin që kërkon trajneri Allegri. Kjo është shtëpia ime e dytë dhe është mirë që kam gjetur kaq shumë njerëz që më duan. Këtu kam kujtime të bukura, u shpallëm kampion“.

Duke folur për marrëdhënein me trajnerin Allegri, ai komentoi: “Ai është një trajner që ka fituar shumë dhe e di se çfarë duhet për të fituar. Milan kaloi një periudhë të vështirë vitin e kaluar dhe ne po bëjmë atë që na kërkon trajneri i ri për të arritur rezultate të shkëlqyera”.

Kam luajtur në disa pozicione gjatë karrierës sime. Në Belgjikë, luaja si mbrojtës i djathtë, siç bëja dikur te Milani. Te Bologna luaja si sulmues i krahut të majtë. Përshtatem dhe nëse mund ta ndihmoj ekipin, jam i lumtur të luaj në çdo rol“, tha Saelemaekers.

Qëllimi është të kthehemi në Champions League, por po e marrim ndeshje për ndeshje. Të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Gjithmonë të qëndrojmë me këmbë në tokë. Unë dua të performoj po aq mirë sa vitin e kaluar, të luaj shumë ndeshje dhe të ndihmoj ekipin”, shtoi belgu.

Më tej, Saelemaekers tha: “Milani duhet të kthehet në krye, të jetë konkurrues në Serie A dhe në gara të tjera. Ne lojtarët e rinj do të japim gjithçka nga vetja dhe ata që ishin këtu vitin e kaluar do të bëjnë gjithçka që munden për të harruar disa zhgënjime. Po fillojmë nga e para me dëshirë dhe ambicie“.

The post “E dija që do të rikthehesha te Milan, po fillojmë nga e para me dëshirë dhe ambicie” appeared first on Telesport.