E dhimbshme! Medon Berisha dëmtohet rëndë dhe del me barelë nga fusha

Fitorja e Lecce ndaj Pisa u shënjua nga një moment i dhimbshëm, që errësoi gjithçka. Skuadra e Eusebio Di Francesco arriti suksesin 1-0 dhe mori tri pikë të rëndësishme, por çmimi ishte i lartë: dëmtimi i Medon Berishës. Pas vetëm 10 minutash lojë, mesfushori kuqezi u rrëzua në fushë duke kapur këmbën dhe sinjalizuar menjëherë dëmtim serioz.

Pamjet ishin prekëse: Berisha, mes lotësh, u largua me barelë, i shoqëruar nga duartrokitjet dhe thirrjet e të gjithë stadiumit, një shenjë e qartë respekti dhe mbështetjeje. Një goditje e rëndë për Lecce, alarm edhe për kombëtaren shqiptare, pasi Berisha u ndal pikërisht në periudhën e tij më pozitive të formës.

Në një mbrëmje të vështirë emocionalisht, Ylber Ramadani ishte një nga më të mirët në fushë. Mesfushori shqiptar luajti si titullar për 90 minuta dhe u vlerësua nga mediat me notën 7.4. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, mendja e tij ishte vetëm te shoku i ekipit: “Më vjen shumë keq për Berishën, për vëllain tim të vogël. Jam i shqetësuar për dëmtimin e tij dhe shpresoj ta shohim sa më shpejt sërish në fushë”.

 

 

The post E dhimbshme! Medon Berisha dëmtohet rëndë dhe del me barelë nga fusha appeared first on Telesport.