E dhimbshme: Kjo është 19 vjeçarja kosovare që humbi jetën sot në vetaksident

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19 vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.

Mediat lokale kanë publikuar fotografinë e të ndjerës.

Ajo është 19-vjeçarja Dilge Nanovçe.

Zdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.

“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi.