“E dhimbshme dhe e turpshme të humbasësh kështu, ky ishte fundi i një sezoni jo fillimi i një të riu”

 

Një eliminim i turpshëm për Real Madrid nga Kupa e Botës për klube, që u mund 4-0 nga PSG në gjysmëfinale. Pas humbjes së rëndë trajneri i “los blancos” Xabi Alonso ka mbetur me një shije të hidhur në gojë.

Fillimi i ndeshjes la një gjurmë të thellë tek ne. U bë shumë e vështirë për ne që në minutën e 10-të. Kjo është një shenjë se sa shumë punë duhet bërë ende“, shpjegoi trajneri i Real Madrid.

Duhet ta pranojmë me qetësi, por me rigorozitet. Dhemb një humbje e tillë. Ka më shumë për të analizuar se sa performanca e përgjithshme. Jemi ende në fillim të punës. Pas nëntë minutash, ishim tashmë dy gola poshtë“, vazhdoi Xabi Alonso.

Tani për tani, nuk duhet të çmendemi dhe të humbasim mendjen; duhet të jemi më të përqendruar, siç ishim në pjesën e dytë. Kemi ende shumë për të përmirësuar. Ndeshja e sotme përfaqëson fundin e sezonit, jo fillimin e një të riu“, shtoi ai.

Duhet të kujtojmë se ka ende shumë gjëra për të përmirësuar. Vinicius dhe Mbappé së bashku? Dje skuadra nuk funksionoi si duhet, ndaj është e vështirë të flasësh për situata individuale“, tha Xabi Alonso.

The post “E dhimbshme dhe e turpshme të humbasësh kështu, ky ishte fundi i një sezoni jo fillimi i një të riu” appeared first on Telesport.