Një fëmijë del në lumë për të peshkuar por nuk kthehet më në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë ku familjarët kanë njoftuar në polici se fëmija i tyre i mitur J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona dhe nuk është kthyer më.
Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorie e Tropojës, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale./TCH/