E dërgon veturën në autolarje, kërcënon punëtorin se i vodhi drogën

Një qytetar e kishte dërguar veturën në autolarje dhe pas pastrimit e kishte kërcënuar punëtorin e i ka konfiskuar një sasi droge në vlerë prej 5 mijë eurosh, duke ia kërkuar partë.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, njofton Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e drogës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

The post E dërgon veturën në autolarje, kërcënon punëtorin se i vodhi drogën appeared first on Kosovapost.net.