E BUJSHME: Zidane ul stekën dhe pranon drejtimin e klubit që luan në Europa League?

Pas shkarkimit të Jose Mourinho, i cili nuk arriti dot kualifikimin për në grupet e Champions League, drejtuesit e Fenerbahce po shqyrtojnë disa emra të njohur për t’i besuar stolin.

Media turke “SPORX“, ka raportuar ditën e sotme një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se drejtori sportiv i Fenerbahce, Devin Özek, ka pasur një takim me Zinedine Zidane dhe parimisht është rënë dakord për t’i besuar drejtimin e ekipit pikërisht trajnerit francez.

Sipas raportimit në fjalë, javën që vjen Zidane do të udhëtojë në Stamboll për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe për të bërë prezantimin.

Që pas largimit nga stoli i Real Madridit në qershorin e vitit 2021, Zidane ka pasur disa oferta të bujshme, por të gjitha i ka refuzuar. Dëshira e tij kryesore, gjë që e ka pohouar edhe publikisht është drejtimi i kombëtares franceze. Në fund të Kupës së Botës 2026, Didier Dechamps do të largohet nga drejtimi i “Gjelave” dhe të gjithë prisnin që pasuesi i tij të ishte pikërisht Zidane.

Ndaj, lajmi që po bën jehonë sot në gjithë Turqinë duket paksa i çuditshëm.

The post E BUJSHME: Zidane ul stekën dhe pranon drejtimin e klubit që luan në Europa League? appeared first on Telesport.