E BUJSHME: Vinicius Junior nuk është më i paprekshëm, Real Madrid do pranojë largimin e tij për këtë çmim

Nëse deri para Kupës së Botës për Klube, kishte dyshime për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madrid, klubi madrilen duke parë perfomancat e fundit të brazilianit, ka marrë një vendim të bujshëm.

Nëse vjen një ofertë deri në 150 milionë euro, Vinicius Junior mund të largohet nga Madridi. Performanca e anësorit brazilian ka rënë ndjeshëm dhe lidhja e tij me yllin kryesor të sulmit, Kylian Mbappe, nuk ka shkuar siç pritej.

Në anën tjetër, Xabi Alonso nuk e mendon të pazëvendësushëm Vinicius Junior. Madje, dyshja Mbappe-Gonzalo Garcia po fiton terren në stërvitje, duke e lënë brazilianin në një rol dytësor. Trajneri bask e ka bërë të qartë se është “fans” i madh i meritokracisë në ekip dhe Vinicius Junior nuk do bëjë përjashtim nga rregulli i tij kryesor: kush e meriton, do luajë.

Deri tani interes për Vinicius Junior ka pasur vetëm nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të paguajnë 150 milionë euro, mbase dhe më shumë, por 24-vjeçari vëshitrë të pranojë të “mbyllë” karrierën në Europë kaq shpejt.

The post E BUJSHME: Vinicius Junior nuk është më i paprekshëm, Real Madrid do pranojë largimin e tij për këtë çmim appeared first on Telesport.