E BUJSHME: Sergio Ramos drejt transferimit në PL, zbulohet kliubi i madh që po “josh” spanjollin

Sergio Ramos ka zyrtarizuar ditën e djeshme largimin nga CF Monterrey, por spanjolli nuk ka ndërmend ta mbyllë këtu me futbollin. Edhe pse 40 vjeç, ish-kapiteni i Real Madridit po kërkon një sfidë të fundit të madhe, i bindur se ende është i aftë për të garuar në një ligë të nivelit të lartë.

Synimi i tij është shumë i qartë: të qëndrojë konkurrues dhe të kërkojë një vend në Kupën e Botës 2026. Dhe për ta arritur këtë synim, i duhet të luajë në një nivel elitar.

“Cadena SER” zbulon se është pikërish Manchester United që i ka bërë spanjollit një ofertë konkrete deri në fund të sezonit. Ruben Amorim e sheh Ramos si njeriun e duhur për t’i shtuar eksperiencën dhe përvojën e duhur repartit të mbrojtjes te “Djajtë e Kuq”.

Sipas raportimit në fjalë kanë mbetur ende disa detaje për t’u diskutuar mes palëve, marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit.

The post E BUJSHME: Sergio Ramos drejt transferimit në PL, zbulohet kliubi i madh që po “josh” spanjollin appeared first on Telesport.