E bujshme!!! Rinovimi i kontratës me Milan po vonon, Liverpool gati të rikthejë Pulisic në Premier League

Liverpool po monitoron nga afër situatën e Christian Pulisic, e ardhmja e të cilit te Milan është në dyshim. Skuadra kampione e Premier League po shqyrton situatën e mesfushorit amerikan pavarësisht një kontrate prej 4 milionë eurosh plus bonuse që vlen deri në vitin 2027.

Kuqezinjtë kanë një opsion në favorin e tyre për të zgjatur kontratën me mesfushorin amerikan deri në vitin 2028. Ndërkohë që, edhe vetë lojtari ka deklaruar së fundi se është i lumtur në Milano.

Gjithsesi, dështimi për të marrë një propozim të pritur më parë për zgjatje të kontratës ka ngritur shqetësime te lojtari. Ndaj, klubi anglez duket se është i gatshëm të përfitojë nga çdo ngërç në negociatat midis sulmuesit dhe Milan për ta rikthyer në Premier League.

The post E bujshme!!! Rinovimi i kontratës me Milan po vonon, Liverpool gati të rikthejë Pulisic në Premier League appeared first on Telesport.