E BUJSHME: Real Madrid merr propozimin surprizë për Raul Asencio, mbrojtësi ka kohë dy ditë të vendosë

Nëse sezonin e kaluar, Raul Asencio ishte zbulimi i madh i Carlo Ancelotti-t dhe arriti të fitonte vendin e titullarit, situata ka ndryshuar komplet me ardhjen e Xabi Alonso.

Raul Asencio ka humbur vendin e titullarit dhe tashmë është kthyer në një lojtar të mirëfilltë stoli. Mediat turke raportojnë se Besiktas interesohet për qendërmbrojtësin spanjoll dhe i ka kërkuar Real Madridit huazimin e tij.

Lëvizja në superligën turke mund të jetë një gjë e mirë për Raul Asencio në këtë moment, pasi me Besiktas do jetë titullar i padiskutueshëm dhe do ketë mundësi të fitojë më shumë përvojë. Real Madrid duket se është i gatshëm të pranojë huazimin e thjeshtë të mbrojtësit, tani topi është në dorën e Raul Asencio-s, i cili ka kohë edhe dy ditë për të vendosur për fatin e tij. Merkato në Turqi mbyllet më 10 shtator.

The post E BUJSHME: Real Madrid merr propozimin surprizë për Raul Asencio, mbrojtësi ka kohë dy ditë të vendosë appeared first on Telesport.