E BUJSHME! Pagë më të madhe se ajo që merr te Barcelona, Ter Stegen merr ofertën që nuk i thuhet dot “jo”

Galatasaray kërkon të përfitojë nga situata e nderë momentalisht mes Marc-Andre ter Stegen dhe Barcelonës, ndaj klubi turk ka bërë një propozim tejtet interesant për portierin gjerman.

Sport raporton se Galatasaray ka paraqitur një ofertë konkrete për Ter Stegen, të cilit i ofrohet një pagë e majme, madje më e lartë se ajo që merr aktualisht te Barcelona. Gjithashtu klubi turk i premton dhe një rol të rëndësishëm në skuadër. Nëse te Barcelona, portieri gjerman merr 4 milionë euro në sezon, te Galatasaray do të përfitojë 5-6 milionë euro në sezon.

Në anën tjetër, Barcelona nuk pritet të nxjerrë ndonjë problem për largimin e Ter Stegen drejt Galatasaray, duke qenë se vetë klubi katalanas i ka bërë të ditur portierit gjerman se duhet të gjejë një ekip të ri, pasi numri një do jetë Joan Garcia, ndërsa numri dy ëojciech Szczęsny.

Në këtë mënyrë, klubi katalanas kërkon të çlirohet njëherë e mirë nga paga që merr porieri gjerman. Gjithsesi, ende nuk dihet vendimi i Ter Stegen, pasi 33-vjeçari duket i vendosur për të qëndruar te Barcelona, edhe pse e di që nuk do jetë më kapiten dhe portieri titullar.

The post E BUJSHME! Pagë më të madhe se ajo që merr te Barcelona, Ter Stegen merr ofertën që nuk i thuhet dot “jo” appeared first on Telesport.