E BUJSHME! Një MALDINI te Juventusi, alternativë për Chiesa dhe zëvendësues i Yildiz

Një mbiemër që ka bërë historinë e Milanit mund të veshë së shpejti fanellën bardhezi. Juventusi po shqyrton seriozisht nënshkrimin e Daniel Maldini, i cili pritet të largohet nga Atalanta pas një pjesë të parë të sezonit me pak minuta lojë dhe zero gola. Daniel Maldini, lindur më 2001, shihet nga drejtuesit si mundësi ideale tregu.

Një investim me kosto të ulët dhe më i arritshëm (krahasuar me objektivin Federico Chiesa) për t’i dhuruar Luciano Spallettit një lojtar polivalent, që mund të luajë pas qendërsulmuesit apo “9 fals”, si alternativë për Kenan Yildiz. Operacionin e favorizojnë lidhjet e mëparshme; Spalletti ia dha debutimin në kombëtare, ndërsa drejtori Modesto e vlerësoi te Monza.

Kontaktet me agjentët kanë nisur, por Juve duhet të përballojë konkurrencën e fortë. Lazio e Sarrit është në garë, ka marrëveshje paraprake me lojtarin (1.4 mln euro në sezon) dhe ofertë për Atalantën, huazim  1 mln euro dhe blerje 9 mln (detyrimisht, në rast kualifikimi në Europë). Napoli mbetet gjithashtu i vëmendshëm.

The post E BUJSHME! Një MALDINI te Juventusi, alternativë për Chiesa dhe zëvendësues i Yildiz appeared first on Telesport.