Nga Spanja vjen lajmi i bujshëm i ofertës gjigante prej 10 miliardë eurosh për blerjen e Barcelonës. Sipas një gazetari të “ChiringuitoTV”, princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, do të ishte gati të paraqiste një propozim të paprecedentë për klubin blaugrana.
Barcelona, nga ana e saj, po kalon një nga fazat më të vështira financiare të historisë së fundit, me një borxh total që i kalon 2.5 miliardë eurot. Një ofertë e tillë do të përfaqësonte kthesë epokale: 10 miliardët e përfolur nuk do të shërbenin vetëm për të rregulluar bilancet, por edhe rilançim strukturor të klubit, nga investimet në skuadër te modernizimi i infrastrukturave dhe përfundimi i projektit të “Camp Nou” të ri.
Megjithatë, mbetet një pengesë thelbësore: Barcelona është në pronësi të “socios” (anëtarëve tifozë) dhe çdo ndryshim i tillë do të hapte debat të fortë mbi identitetin, modelin demokratik dhe të ardhmen e motos “Més que un club”.
The post E BUJSHME nga Spanja; princi saudit ofron 10 miliardë euro për Barcelonën appeared first on Telesport.










