E BUJSHME NGA SPANJA! Nëse Real Madrid nuk fiton nesër, ikën Alonso

Aventura e Xabi Alonso në krye të Real Madridit nuk po shkon aspak siç pritej. Trajneri bask është në rrezik të madh pas tre barazimeve rresht në La Liga dhe në rast humbjeje nesër ndaj Athletic Bilbao, ai mund të shkarkohet.

Gazetari i njohur sportiv në Spanjë, Eduardo Inda, në programin e fundit të “El Chiringuito de Jugones”, paralajmëroi se fati i Xabi Alonso varet nga transferta e nesërme ndaj Athletic Bilbao.

“Mendoj se nëse barazojnë në Bilbao, asgjë nuk do të ndodhë. Por nëse Real Madridi ka humbur kundër Athletic të mërkurën në orën nëntë të darkës, ka një shans të mirë që Xabi Alonso të mos jetë më trajner,” pohoi ai.

Inda avzhdoi me tutje duke zbuluar edhe dy emrat që mund të zëvendësojnë Xabi Alonso-n në rast largimi. “I pari është Alvaro Arbeloa, i cili mund të jetë një zgjidhje deri në fund të sezonit. I dyti është Zidane. Është e vërtetë që francezi ka një marrëveshje me Francën për t’u bërë trajneri i ekipit të tyre kombëtar pas Kupës së Botës, por një telefonatë nga Valdebebas mund të ndryshojë gjithçka”, shtoi Inda.

The post E BUJSHME NGA SPANJA! Nëse Real Madrid nuk fiton nesër, ikën Alonso appeared first on Telesport.