Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Për polakun ka interes të madh nga disa ekipe dhe liga të ndryshme.
Mediat spanjolle kanë raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm. Lewandowski do të largohet nga katalanasit, por e ardhmja e tij mund të jetë po në Spanjë, madje te rivali i Barcelonës, Atletico Madridi.
“Colchoneros” duan të përsërisin suksesin që patën me Luis Suarez, i cili në dy vite si lojtar i tyre shënoi 34 gola në 83 ndeshje. Në rast se për Suarez, Atletico Madrid pagoi 28 milionë euro, në rastin e Lewandowski-t, klubi madrilen nuk do të paguante asgjë, pasi do të transferohej si lojtar i lirë.
Përveç Atletico Madridit, interesi për sulmuesin polak është shumë i madh, sidomos nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme ta bëjnë atë një nga lojtarët më të paguar në botë, në rast se pranon transferimin në Arabinë Saudite.
The post E BUJSHME NGA SPANJA: Lewandowski do transferohet te rivali i madh i Barcelonës? appeared first on Telesport.