Edon Zhegrova shumë shpejt mund të mos jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Juventus. “Tuttosport” zbulon se bardhezinjtë interesohen për portierin e Kosovës, Aro Muric, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Serie A, ku është i huazuar te Sassuolo.
27-vjeçari ka bërë deri tani një sezon fantastik, ku falë perfomancave të tij, ka fituar vëmendjen e Juventusit, por edhe ekipeve të tjera të njohura. Kartonin e Aro Muric e kanë anglezët e Ipsëich.
Duke parë pasigurinë e shfaqur vazhdimisht nga Michele Di Gregorio, Juventus ka hedhur sytë nga Aro Muric. Deri tani nuk flitet për ofertë dhe shifra ekonomike, pasi jemi ende në fazat fillestare.
The post E BUJSHME NGA ITALIA: Pas Zhegrovës, Juventus kërkon edhe yllin tjetër të Kosovës appeared first on Telesport.










