E BUJSHME nga Gjermania: Real Madridi, gati 160 milionë euro për “top asistuesin” e Bundesliga

Një “zë i bujshëm” nga Gjermania po trondit botën e futbollit. Sipas gazetës “Bild”, Real Madridi mund të përgatisë një megaofertë prej 160 milionë eurosh për Michael Olise, aktualisht te Bayern Munich.

Sipas ekspertit të merkatos Ekrem Konur, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, është një admirues i madh i lojtarit dhe po mendon ta transferojë francezin në fund të sezonit. Konur pretendon se madrilenët janë gati të arrijnë deri në 160 milionë euro, një hipotezë që “Bild” e përshkruan si “të ekzagjeruar”.

Gazetari Christian Falk shkruan: “Florentino Pérez po mendon një goditje të madhe për t’i bërë tifozët të harrojnë sezonin aktual. Ata do të kënaqeshin me një tjetër superyll”. Megjithatë, Bayern Munich nuk ka ndërmend ta shesë Olise, i cili ka kontratë deri më 2029 dhe nuk ka klauzolë largimi.

24-vjeçari, që luan si mesfushor ofensiv dhe anësor, ka pasur një sezon spektakolar me 15 gola dhe 27 asistime në 38 ndeshje, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet rreth 130 milionë euro.

The post E BUJSHME nga Gjermania: Real Madridi, gati 160 milionë euro për “top asistuesin” e Bundesliga appeared first on Telesport.