Jo vetëm në Serie A, por Kristjan Asllanin e duan edhe në Ligue 1. Pasi Torino vendosi të ndërpresë huazimin e mesfushorit shqiptar, Inter po negocion për t’i gjetur një ekip të ri.
Genoa, Bologna dhe Cagliari kanë shprehur interesimin e tyre për Asllanin, por janë refuzuar nga vetë mesfushori kuqezi. “Footmercato.net”, zbulon se në garë për mesfushorin elbasanas është futur edhe ekipi i Ligue 1, Paris FC, që aktualisht renditet në vendin e 15-të dhe është në garë për të siguruar mbijetesën.
Ekipi i dytë i Parisit ka një projekt ambicioz dhe pjesë e tij mund të bëhet edhe Asllani. Deri tani jemi në fazat e para të bisedimeve mes palëve. Mundësia më e madhe është për huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje. Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, por duket shumë e vështirë që mesfushori kuqezi të jetë pjesë e projektit të Cristian Chivu, ndaj me siguri brenda janarit do të ketë patjetër ekip të ri.
The post E BUJSHME NGA FRANCA: Asllanin e duan në Ligue 1, e kërkon Parisi… i vogël appeared first on Telesport.









