E bujshme nga Argjentina për çiftin e shumëpërfolur: Yamal dhe Nicki Nicole janë ndarë

Marrëdhënia mes yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe këngëtares argjentinase Nicki Nicole, që zgjat vetëm prej pak muajsh, po përflitet se ka marrë fund. Lajmin e ndarjes e publikoi gazetarja argjentinase Yanila Torre në “Instagram Stories”, duke shkruar: “Nicki Nicole dhe Lamine Yamal janë ndarë”. Kjo gjë shkaktoi bujë të madhe në rrjetet sociale.

Lamine Yamal posts his first photo with rapper girlfriend Nicki Nicole on Instagram. Photo by Instagram/@lamineyamal

Sipas saj, ndarja ka ndodhur përmes telefonit. “Ajo është në Buenos Aires dhe ai në Barcelonë, – shpjegon Torre, duke shtuar se distanca për shkak të angazhimeve të ndryshme ka qenë arsyeja kryesore. – Mesa duket ndarja ishte me marrëveshje të përbashkët dhe ndodhi javën e kaluar”. Gazetarja theksoi: “Ai atje, ajo këtu, janë të rinj…, sidomos Yamal”. Thuhet se gjithçka ndodhi pasi Nicki Nicole u largua nga Barcelona për në Buenos Aires.

Lamine Yamal y Nicki Nicole.

Megjithatë, ajo shton se “kanë lënë ende një bisedë të hapur” dhe se këngëtarja mund të udhëtojë sërish në Barcelonë në fund të vitit. “Nicki Nicole është beqare”, – përfundoi Torre. As Yamal dhe as Nicole nuk kanë komentuar ende, ndërsa talenti 18-vjeçar është i përqendruar në ndeshjen e 2 nëntorit kundër Elche.

No one expected why Lamine Yamal and Nicki Nicole have broken up: 'It's Mastantuono's fault'

Yamal nën akuzë: “U largua drejt Milanos i dëmtuar dhe tradhtoi të dashurën”

The post E bujshme nga Argjentina për çiftin e shumëpërfolur: Yamal dhe Nicki Nicole janë ndarë appeared first on Telesport.