Një rikthim sensacional në Premier League është i mundur për José Mourinho, aktualisht në krye të klubit turk Fenerbahçe. Pas Chelsea (dy herë), Manchester United dhe Tottenham, trajneri portugez është favoriti për të marrë drejtimin e Nottingham Forest.
Pavarësisht se u kualifikua për Europa League sezonin e kaluar dhe bëri një debutim fitues javën e kaluar, pronarët e klubit anglez duket se janë të vendosur ta shkarkojnë trajnerin Nuno Espirito Santo, i cili ka kritikuar afatin kalimtar të verës.
“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin. Kemi folur çdo ditë në muajt e fundit, por gjërat nuk kanë shkuar aq mirë kohët e fundit“, tha Nuno Espirito Santo, që shtoi: “Jemi prapa në merkato dhe jam i shqetësuar për sezonin që sapo ka filluar“.
Sipas mediave britanike, shkarkimi i trajnerit portugez tani është çështje ditësh, pas të cilave do të jetë radha e Jose Mourinho, i cili tashmë ka shprehur gatishmërinë e tij në parim për t’u transferuar nga Stambolli në Nottingham.
The post E bujshme nga Anglia! Mourinho rikthehet në Premier League për të drejtuar Nottingham Forest appeared first on Telesport.