Duke qenë se Ibrahima Konate ka refuzuar rinovimin me Liverpool dhe kontrata e tij skadon pas një viti, kjo ka bërë që francezi të kthehet në objektiv merkatoje për disa klube të mëdha.
Edhe pse dëshira e qendërmbrojtësit francez është të transferohet te Real Madrid, së fundmi në garë për 26-vjeçarin është futur fuqishëm edhe PSG. Luis Enrique e shikon Konate si lojtarin e duhur për të përforcuar mbrojtjen, sidomos pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea-s në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Propozimi i PSG-së jo vetëm që përfshin një pagë tërheqëse, por edhe një projekt ambicioz sportiv që mund ta tundojë lojtarin të ndryshojë mendje dhe të mos transferohet në Madrid.
Në anën tjetër, Liverpool është gati të lërë të lirë lojtarin që këtë verë, mjafton të paguhet shifra 50 milionë euro. Një shifër mëse normale kur bëhet fjalë për merkaton e PSG-së.
The post E BUJSHME: Luis Enrique kërkon nga PSG të “vjedhin” objektivin e madh të Real Madridit në merkato appeared first on Telesport.