Një pretendente e re ndërkombëtare është shfaqur për Kristjan Asllanin. Nga Spanja vijnë konfirmime për një lëvizje konkrete të Girona. Klubi katalanas ka kryer një “sondazh eksplorues” për mesfushorin shqiptar, për të cilin Torino (ku ndodhet aktualisht në huazim) do të dëshironte rikthimin e parakohshëm tek Interi.
Sipas asaj që raporton “Marca”, klubi i La Liga-s ka kontaktuar Interin për të kërkuar informacion mbi disponueshmërinë e lojtarit dhe kuptuar hapësirat e mundshme të manovrës për një operacion të mundshëm në këtë merkato janari.
Interesimi i Girona konfirmon vlerësimin që Asllani gëzon në tregun europian dhe hap një skenar të ri për të ardhmen e mesfushorit shqiptar, në një moment delikat të sezonit dhe të merkatos.
The post E bujshme! Klubi katalanas i La Liga-s shfaq interes për Kristjan Asllanin appeared first on Telesport.










