E BUJSHME! Ish-zëvendësi historik i Luis Enrique shkarkohet për faj të “ChatGPT”

Robert Moreno, 48-vjeç, ish-zëvendësi i Luis Enrique dhe përkohësisht trajneri i Spanjës më 2019, u shkarkua për… “abuzim me Inteligjencën Artificiale”. Ish-drejtori i FC Sochi, Andrei Orlov, zbuloi se Moreno mbështetej krejtësisht tek IA për formacionet, zëvendësimet, vendimet e merkatos dhe metodat motivuese, duke marrë vendime të çuditshme.

Një shembull? Planifikoi një udhëtim në Khabarovsk me “ChatGPT” që detyroi lojtarët të qëndronin zgjuar 28 orë radhazi. Orlov tha se përdorimi obsesiv i IA acaroi lojtarët dhe prishi besimin në aftësitë e tij treknike, duke çuar në shkarkimin e spanjollit. Moreno ishte krahu i djathtë i Luis Enrique për 9 vite, te Roma, Celta Vigo dhe Barcelona, para se të merrte drejtimin e kombëtares.

Pas dorëheqjes së Enrique më 2019, Moreno e mori drejtimin dhe kualifikoi Spanjën për “Euro 2020”, por Enrique e përjashtoi nga stafi, duke e akuzuar për sjellje jo të ndershme. Moreno u shpreh “i shokuar” dhe “i tradhtuar”, duke mohuar veprime të tilla, por i uroi më të mirën Luis Enrique.

The post E BUJSHME! Ish-zëvendësi historik i Luis Enrique shkarkohet për faj të “ChatGPT” appeared first on Telesport.