Fituesi pesë herë i Champions League dhe tri herë i La Ligës, Casemiro, pritet të jetë ylli i ri i Inter Miami, duke nisur nga vera e ardhshme. “The Sun” zbulon se braziliani i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit nga Manchester United, do të ketë destinacion të ri, MLS-në.
Pavarësisht se për 33-vjeçarin ka interes të madh ende në Europë, e kërkon Porto dhe Fenerbahce, apo nga Arabia Saudite, Casemiro duket se ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Amerikë.
Megjithatë, jemi ende në fazat fillestare, pasi Casemiro ka bërë të ditur se do të vendosë zyrtarisht për klubin e tij të ardhshëm, pas angazhimit me Brazilin në Kupën e Botës 2026.
The post E BUJSHME: Ish-ylli i Real Madridit gati t’i bashkohet Messi-t dhe Suarez tek Inter Miami appeared first on Telesport.










