E BUJSHME: Ish-ylli i Barcelonës tërhiqet në moshën 31-vjeçare nga futbolli

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 dhe i shtatë trofeve me Barcelonën, dy La Liga, tre herë Kupën e Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës, Samuel Umtiti, i ka dhënë në fund në mënyrë të habitshme karrierës si futbollist në moshën 31-vjeçare.

Umtiti u transferua për 25 milionë euro nga Lyon te Barcelona në vitin 2016 dhe në atë kohë ishte një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë. Karriera i mori një rrjedhë të papritur, ku ndikuan shumë edhe dëmtimet e njëpasnjëshme në gju, gjë që solli largimin nga Barcelona. Huazimi te Lecce fillimisht dhe më pas transferimi te Lille, ku luajti shumë pak ndeshje në dy vite.

Umtiti përfundoi si lojtar i lirë në treg, por gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk gjeti dot ekip të ri. Në këtë mënyrë, francezi vendos të tërhiqet nga futolli.

“Pas një karriere intensive me ulje-ngritje, ka ardhur koha të them lamtumirë… I dhashë gjithçka me pasion dhe NUK pendohem për ASGJË. Do të doja të falënderoja të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe lojtarët me të cilët kam pasur mundësi të punoj”, shkruan Umtiti në një postim në rrjetet sociale.

The post E BUJSHME: Ish-ylli i Barcelonës tërhiqet në moshën 31-vjeçare nga futbolli appeared first on Telesport.