E BUJSHME! Ish-futbollisti i Premier League, dikur te Chelsea, firmos në Rumani! Shok ekipi me 3 lojtarë të Kosovës

Qendërmbrojtësi i njohur francez Kurt Zouma, tani 30 vjeç është lojtari më i ri i CFR Cluj, aty ku luajnë aktualisht tre lojtarë nga Kosova. Pas kalimit të testeve mjekësore dhe finalizimit të detajeve, ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin rumun, me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Chelsean në vitin 2021 ka qenë në Cluj që prej së hënës, ndërsa transferimi u realizua me ndërmjetësimin e ish-mbrojtësit francez Mikael Silvestre.

Klubi rumun paralajmëroi ardhjen e tij me një postim misterioz në rrjetet sociale: “Bëj një pushim nga Ishulli. Lëvizja më e pritur e momentit po vjen”. Së shpejti do të publikohen edhe imazhet e para të Zoumës me fanellën e CFR-së.

Presidenti i klubit, Nelu Vargas, e priti me entuziazëm afrimin e madh. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që arritëm transferimin që dëshironim më shumë. Zouma është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një djalë me karakter të madh. Ai do t’i sjellë shumë vlerë ekipit dhe do të jetë një shembull në dhomat e zhveshjes”, deklaroi ai.

Në Cluj, Zouma do të luajë krah treshes së Kosovës: Meriton Korenica, Lindon Emerllahu dhe Drilon Islami. Dy të parët janë pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, ndërsa Islami është ende në proces ambientimi me skuadrën e tij të re.

The post E BUJSHME! Ish-futbollisti i Premier League, dikur te Chelsea, firmos në Rumani! Shok ekipi me 3 lojtarë të Kosovës appeared first on Telesport.