E BUJSHME: Gurdiola interesohet për yllin e Interit, City gati të paguajë klauzolën e 29-vjeçarit

Denzel Dumfries ishte padyshim një nga lojtarët që spikati më shumë në sezonin e fundit tek Inter, edhe pse zikaltrit nuk arritën dot të fitonin trofe.

Forma e mirë e holandezit nuk ka kaluar pa u vënë rë nga klubet e njohura. Ajo që e bën më të madh interesimin për mbrojtësin e djathtë holandez, është fakti që Dumfries ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh që vlen për klubet e huaja deri në mesin e korrikut, pra deri më 15.

29-vjeçari pëlqehet shumë nga Guardiola, pasi City po vuan në krahun e djathtë pas largimit të Kyle Walker dhe ende nuk po gjen një lojtar të denjë për atë pozicion.

Rico Lewis që mbulon krahun e djathtë, është vetëm 20 vjeç dhe ende nuk përvojën e duhur për të qenë një titullar fiks. Në këtë situatë, emri më i përfolur që ka City në listë për krahun e djathtë të mbrojtjes është pikërish Denzel Dumfries.

The post E BUJSHME: Gurdiola interesohet për yllin e Interit, City gati të paguajë klauzolën e 29-vjeçarit appeared first on Telesport.