E BUJSHME: Dështon në testet mjekësore, Real Madrid heq përfundimisht dorë nga transferimi i këtij lojtari

Mediat spanjolle kanë zbuluar një prapskenë të bujshme të ndodhur ditët e fundit te Real Madrid. Klubi madrilen ka qenë pranë transferimit si lojtar i lirë të marokenit Abdellah Ouazane, i konsideruar si një super talent.

16-vjeçari që luan si mesfushori, pasi përshkroi 3000 kilometra dhe ishte gati për të firmosur për 5 vite me madrilenët, mori surprizën e hidhur gjatë testeve mjekësore.

Për arsye që ende nuk bëhen publike, Ouazane dështoi në testet mjekësore dhe Real Madrid hoqi përfundimisht dorë nga mundësia për ta transferuar atë si lojtar i lirë.

Si klubi madrilen, ashtu edhe rrethi i ngushtë i lojtarit dhe përfaqësuesit e tij kanë vendosur të mbajnë çdo gjë sekret, por për fatin e tyre te keq e gjithë skena është zbuluar nga mediat.

Interesi i Real Madridit për Ouazane nuk është për t’u habitur, duke ditur strategjinë e klubit madrilen për të ndjekur talentet e reja dhe mbi të gjitha nënshkrimin e tyre falas.

The post E BUJSHME: Dështon në testet mjekësore, Real Madrid heq përfundimisht dorë nga transferimi i këtij lojtari appeared first on Telesport.