Pasi siguroi qëndrimin në elitë në Serie A sezonin e kaluar, ku tregoi një futboll shumë të bukur dhe cilësor, Como e drejtuar nga Cesc Fabregas këtë vit ka synimë të tjera. Klub lombard synon të kualifikohet në Kupat e Europës dhe për ta arritur këtë gjë, po bën një merkato mjaft cilësore.
“Calciomercato” ka raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit drejtuesit e Como po punojnë për të rikthyer në Serie A, Cristiano Ronaldo-n. Portugezi rinovoi vetëm pak ditë më parë me Al-Nassr, ku përveçse do jetë futbollisti më i paguar në histori, do ketë edhe një rol të rëndësishëm në vendimarrjet e klubit.
Pavarësisht rinovimit me Al-Nassr, te Como besojnë se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, për shkak se projekti i tyre i ri është tejet ambicioz. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e portugezit apo edhe e klubit të Al-Nassr për këtë lajm.
The post E BUJSHME! Como e drejtuar nga Cesc Fabregas e “tepron” me objektivin e madh që ka në merkato appeared first on Telesport.