E bujshme! Bayern Munich dhe Barcelona në garë për bomberin kosovar

Kjo është javë e rëndësishme për Fisnik Asllanin, një nga sulmuesit më të kërkuar në merkato, shkruan gazeta katalanase “Sport”, e cila e shtjellon më tej interesimin e dy gjigantëve europianë për sulmuesin e Dardanëve.  Emri i tij është bërë protagonist pas shpërthimit te Hoffenheim, ku këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje (10 në Bundesligë, 2 në Kupë), me 6 gola dhe 3 asistime. Forma e tij ka tërhequr interesin e klubeve që kërkojnë një “9” për verën e ardhshme.

Si zakonisht në Bundesliga, Bayern Munich është klubi i parë që lëviz. Harry Kane do të bëjë 33 vjeç dhe ka kontratë deri më 2027. Sipas “Sky Germany”, drejtori i Bayernit, Max Eberl, ka zhvilluar kontakte me Hoffenheim dhe dialogu është “i rrjedhshëm”, me Bayernin që duket se ka marrë avantazh. Në të njëjtën kohë, në ndeshjen Slloveni–Kosovë, ku Asllani shënoi gol, janë parë skautë të Bayernit dhe Barçës.

Klubi katalanas e ndjek sepse Lewandowski e përfundon kontratën më 2026. Asllani ka dy avantazhe madhore; ka shpërthyer në një ligë shumë konkurruese dhe çmimi i tij nuk pritet të kalojë 25 milionë euro, për shkak të një klauzole që aktivizohet nëse interesimi vjen nga një klub pjesëmarrës në Champions.

The post E bujshme! Bayern Munich dhe Barcelona në garë për bomberin kosovar appeared first on Telesport.