E BUJSHME: Barcelona dhe Bayern Munich futen në garë për objektivin e madh të Real Madridit

Ibrahima Konate është një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit. Francezi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in dhe deri tani ka refuzuar çdo propozim të drejutesve të klubit të kuq për të rinovuar.

Prej kohësh, Konate është përfolur për një transferim falas verën e ardhshme te Real Madrid, por Xabi Alonso e ka kërkuar që këtë verë. “CaughtOffside” raporton se përveç Real Madridit, në garë për francezin janë futur seriozisht edhe Barcelona me Bayern Munich.

Duke parë interesin e shtuar të klubeve të mëdha ndaj mbrojtësit të tyre dhe dëshirës së tij për të mos rinovuar, Liverpool është i gatshëm ta lërë të lirë që këtë verë për një shifër rreth 40 milionë euro, sipas raportimit në fjalë.

Pavarësisht interesimit të Barcelonës dhe Bayern Munich, dëshira parësore e Ibrahima Konate është të veshë fanellën e Real Madridit, ndaj transferimi në Madrid është parësor për të.

The post E BUJSHME: Barcelona dhe Bayern Munich futen në garë për objektivin e madh të Real Madridit appeared first on Telesport.