“E ardhmja ime është te City, 99% e lajmeve që shkruajnë për mua janë të rreme”

Portieri brazilian Ederson ka deklaruar se do të qëndrojë te Manchester City pavarësisht raportimeve e ditëve të fundit, që e lidhin atë me një transferim në Arabinë Saudite.

E ardhmja ime është këtu,” tha Ederson. “Miqtë e mi më dërgojnë shumë lajme, por 99% janë lajme të rreme. Ju keni nevojë për lajme për të marrë një pëlqim në rrjetet sociale, por ka shumë lajme të rreme rreth emrit tim“, shtoi braziliani.

Mendja ime është këtu, për të qëndruar me City, për të dhënë gjithçka që ne të fitojmë përsëri Premier League, për të provuar të fitojmë edhe Champions League. Mendja ime është duke qëndruar në klub“, tha Ederson.

31-vjeçari u transferua te Manchester City në një marrëveshje prej 35 milionë eurosh tetë vjet më parë dhe që nga ajo kohë ai ka fituar gjithçka. Kontrata e tij me City skadon verën e ardhshme.

The post “E ardhmja ime është te City, 99% e lajmeve që shkruajnë për mua janë të rreme” appeared first on Telesport.