Edhe pse i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në muajin mars, Dusan Vlahovc është në qendër të merkatos. Në janar nuk pritet të ketë ndërrim ambienti për sulmuesin serb, në verë po.
Vlahovic dhe Juventus deri tani nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një rinovim të kontratës, ndaj sulmuesi serb pritet të largohet si lojtar i lirë në qershor. Përveç Barcelonës, e cila e sheh sulmuesin serb si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t, në garë për të është futur edhe Inter.
Sipas “La Stampa”, presidenti i Interit, Beppe Marotta, i është afruar tashmë sulmuesit serb dhe rrethit të tij të ngushtë për një transferim të mundshëm veror. Ndërkohë, dihet që për sulmuesin serb prej kohësh interesohet edhe Milan, pasi ai pëlqehet shumë nga Max Allegri.
The post E ardhmja e Vlahovic merr një kthesë të papritur. Në garë futet edhe rivali historik i Juventusit appeared first on Telesport.










