Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa kanë njoftuar se kanë patur një takim të rëndësishëm me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ku diskutuan për nevojën për të avancuar me reformat që lidhen me BE-në, hapave vendimtarë drejt lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe reformës zgjedhore.
Von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, tha se e ardhmja e Serbisë është në BE.
“Serbia duhet të japë reforma në lidhje me rrugën drejt BE-së, veçanërisht të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe reformës zgjedhore. E ardhmja e Serbisë është në BE”, ka shkruar Von der Leyen.
Ndërsa, presidenti i këtij këshilli, Antonio Costa duke treguar çështjet e diskutimit në këtë takim, ai theksoi se arritjet e prekshme në këto fusha prej të cilave populli serb mund të përfitojë drejtpërdrejt janë të arritshme.
“Nevojitet përparim në fushat e lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe reformës zgjedhore. Arritjet e prekshme në këto fusha prej të cilave populli serb mund të përfitojë drejtpërdrejt janë të arritshme”, ka shkruar Costa.