Fabrizio Romano ka dhënë detaje të reja rreth së ardhmes së Mohamed Salahut te Liverpooli, duke zbuluar tensionet e brendshme mes lojtarit dhe trajnerit Arne Slot. Salah, 33 vjeç, luajti së fundmi në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Brighton, duke dhënë një asistim për golin e dytë, por kjo mund të ketë qenë paraqitja e tij e fundit me fanellën e Reds.
Romano shpjegon se marrëdhënia mes Salahut dhe trajnerit Arne Slot është prishur, gjë që ka shtyrë agjentin e lojtarit të eksplorojë mundësinë e një transferimi në janar.
“Nuk mund të them se Salah luajti ndeshjen e tij të fundit kundër Brighton, por largimi mbetet një mundësi reale. Edhe pse kanë qarkulluar zëra për interesa nga Shtetet e Bashkuara, destinacioni më i mundshëm në rast largimi është Arabia Saudite. Pas Kupës së Kombeve të Afrikës, gjithçka mund të përshpejtohet në janar”, deklaroi ai.
Sipas Romanos, drejtuesit e Liverpoolit janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat zyrtare për Salahin, duke e bërë largimin një opsion real.
The post E ardhmja e Salah, vjen azhornimi i fundit pas “paqes së maskuar” appeared first on Telesport.












