Dy ngjarja të rënda kanë ndodhur në Korçë brenda pak orëve.
Pas vrasjes së shtetasit, Gramoz Nako 57 vjeç, i cili u gjet i pajetë nga gruaja e tij në rrethana ende të paqarta, sot është gjetur i vetëvrarë edhe kunati i tij, Sefedin Zenellari.
Për këto dy ngjarja nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia, por dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Burime nga policia bëjnë të ditur se sot policia ka shkuar për ta shoqëruar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, por 71 – vjeçari Sefedin Zenellari është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten./Ora News.tv/