Një mjet shpërthyes dyshohet se është vendosur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se për këtë rast kanë marrë informacion rreth orës 14:00.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për teve1.info se në vendin e ngjarjes janë ekipet kompetente.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën”, ka thënë ajo.