Dyshohet për “trenin bullgar” në Shtime, policia nis mbledhjen e informacioneve

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime të votës në fshatin Belinc të Shtimës.

Gashi dyshon se atje ka pasur përdorim të metodës së “trenit bullgar”.

Lidhur me këtë rast kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, i ka autorizuar policinë për të mbledhur informacione.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Kryeprokurori i ka autorizuar policinë për të grumbulluar informacione rreth këtij rasti. Pastaj mbetet të shihet se çka do të del nga këto informacione dhe se si do të procedohet tutje me rastin”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.