Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit dyshohet për të vdekur në një shtëpi, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për klankosova.tv se kanë marrë informacione nga qytetarët se në një shtëpi dyshohet se ka të vdekur.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe janë duke u marrë me rastin. Deri tani nuk kemi detaje të tjera. Por vetëm kemi këtë informacion”, ka thënë Osmanollaj.